‘Xhbanja’ shfaqet e bukur si asnjëherë më parë, me fustan të zi elegant (Foto)
Është ndër aktoret më të pëlqyera të momentit.
Arjola Demiri, e cila fillimisht u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e “Xhbanës” në serialin “O Sa Mirë”, njihet për bukurinë e saj, pavarësisht rolit të saj të kundërt në serial.

Ajo shpesh herë poston në rrjete sociale foto të ndryshme, të fëmijëve të saj apo edhe foto të vetat, e cila gjithmonë lë me gojë hapur adhuruesit e saj.
Kësaj here Arjola ka mahnitur më shumë se asnjëherë me imazhet e fundit, ku shihet e rregulluar aq bukur teksa ka veshur një fustan të zi.
Edhe pse nënë e tre fëmijëve, aktorja po shkëlqen çdo ditë e më shumë me fizikun dhe bukurinë e saj.





