Xhensila arrin 1 milion ndjekës në “Instagram”, lë pas edhe bashkëshortin
Të paktë janë artistët shqiptarë që kanë arritur shifrën e 1 milion ndjekësve në rrjetin social “Instagram”, por pas Encës, Noizy-t, Elvanës, Ledrit dhe Luanës, një tjetër këngëtare mjaft e dashur nga publiku e ka arritur këtë shifër.
Xhensila Myrtezaj është këngëtarja e cila ka arritur shifrën e 1 milion ndjekësve, ndoshta arsyeja ka qenë edhe shtatzënia e shumë përfolur e saj, fotot që ajo poston me barkun e rrumbullakosur janë më të komentuarat dhe më të pëlqyerat.
Tani më Xhensila është zyrtarisht një nga personazhet më të njohur, më të ndjekur dhe më të dashur. Detaji që nuk duhet harruar pa përmendur është se këngëtarja lë pas edhe bashkëshortin, Bes Kallakun, i cili deri në këto momente, arrin në shifrën e 681k ndjekës në “Instagram”.







