Xhensila nuk e fsheh dot më barkun: Ja si duket këngëtarja në muajin e pestë të shtatzënisë

Xhensila nuk e fsheh dot më barkun: Ja si duket këngëtarja në muajin e pestë të shtatzënisë

Ndonëse as ajo as bashkëshorti Besart Kallaku ende nuk e kanë konfirmuar lajmin e
shtatzënisë, mediat rozë prej disa javësh flasin për këtë çështje.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Xhensila Myrtezaj është në pritje të një vajze dhe është
në muajin e pestë të shtatzënisë.

Por edhe pse ajo në fotot e saj të fundit është munduar ta fshehë barkun, rrumbullakësia e tij
ka filluar të jetë gjithnjë e më e dukshme dhe kjo është vënë re dhe së fundmi në një club ku
këngëtarja ka qenë e ftuar për të performuar hitet e saj.

Xhensila kishte zgjedhur një xhaketë të zezë oversize, por as kjo e fundit nuk ka mundur dot
ta fshehë barkun e saj të fryrë.

Siç shihet në videot e postuara nga fansat e këngëtares, rrumbullakësia tashmë është mjaft
e dukshme.

https://www.instagram.com/p/BgUG9xOlZ2a/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi_control

Ajo që mbetet tashmë është vetëm konfirmimi. Xing.al

Shpërndaje në: