Xhensila reagon për rastin e 11-vjeçarit shqiptar të zhdukur në kampet e Sirisë
Xhensila Myrtezaj ka reaguar për rastin e Alvin Berishës.
Një nga ngjarjet më të komentuara të momentit në Shqipëri është rasti i Alvin Berishës, shkruan lajmi.net.
Vogëlushi ishte rrëmbyer nga e ëma pesë vite më parë dhe u dërgua në kampet siriane.
Për fat të mirë, babai i tij, Afrimi, e ka gjetur djalin, por nuk po mundet të bashkohet me të për shkak se Alvini nuk posedon dokumente italiane.
Lidhur me rastin kanë reaguar edhe krerët e shtetit, kryeministri Edi Rama ka thënë para medieve se po bëhet gjithçka për ta mundësuar kthimin e tij në Itali dhe bashkimin me të atin.
Edhe shumë fytyra publike reaguan për rastin e Alvin Berishës, ndër ta ishte edhe Xhensila Myrtezaj.



