Xhensila zbulon vetë gjininë e foshnjës që do vijë në jetë

Xhensila zbulon vetë gjininë e foshnjës që do vijë në jetë

Prej disa ditësh kishte pushtuar mediat lajmi se Xhensila Myrtezaj është shtatzënë, po vetëm
dy ditë më parë këngëtarja më në fund e konfirmoi me një foto ku shkruante “Kur dy bëhen
tre”.

Xhensila është e ftuar mbrëmë në “Kurthin e Piter Pan” ku ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që
do vijë në jetë.

E veshur me një fustan rozë, me një kordele në flokë dhe me barkun e rrumbullakosur,
Xhensilës i kishte rënë një nur i mrekullueshëm teksa hapi kutinë surprizë në emision.

Nga kutia dolën tumbullaca me pupla rozë duke treguar kështu se këngëtarja është në pritje
të një vajze e Xhensila e konfirmoi edhe vetë.

 

Shpërndaje në: