Xherdan Shaqiri i bashkohet vargut të madh të shqiptarëve në Lazio

Xherdan Shaqiri i bashkohet vargut të madh të shqiptarëve në Lazio

Sot gjatë ditës u bë e ditur se Lazio e kishte shitur superyllin e saj brazilian Felipe Anderson te skuadra e West Ham United për 35 milionë funte, raporton Periskopi.

Anderson është 24 vjeçar dhe përgjatë tri viteve të fundit ka qenë i kërkuar nga skuadra e Chelseat. Në dy vitet e fundit performanca e tij pësoi rënie drastike, aq sa ai nuk kishte asnjë shans që të futej në kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës “Russia 2018”.

Por, një lojtar tjetër ka lënë gjurmën e tij në këtë turne. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, i cili në Premier Ligë e kishte një sezon katastrofal, duke rënë një rang më poshtë me Stoke Cityn.

Për Shaqirin u përfol një kalim i mundshëm në bankat e rezervistëve të Manchester Unitedit ose Liverpoolit, por duket që interesi nuk mbetet vetëm në këto dy ekipe. E interesuar duket se është edhe Lazio e drejtorit sportiv Igli Tare.

Duke marrë parasysh largimin e Felipe Andersonit që luan në pozicion të ngjashëm me Shaqirin, një kalim i mundshëm i këtij të fundit mund të ndodh fare lehtë.

Një muaj më parë, te Lazio kishte kaluar Valon Berisha nga skuadra e Red Bull Salzburg. Veç tij dhe Tares, te Lazio luan edhe portieri shqiptar Thoma Strakosha. /Periskopi

Shpërndaje në: