Xherdan Shaqiri: Jam thellësisht i pikëlluar! (FOTO)
Xherdan Shaqiri është shumë pikëlluar me vdekjen e Emiliano Sala
Emiliano Sala më 21 janar po fluturonte nga Nantes në drejtim të Cardiffit, por avioni që po e bartte atë ishte zhdukur, transmeton Periskopi.
Pas më shumë se 2 javë kërkimesh, dje u gjet edhe trupi i Salas, derisa sot bota e futbollit po solidarizohet me familjen e futbollistit argjentinas.
Edhe Xherdan Shaqiri me anë të një postimi në Instagram i ka shprehur ngushëllime familjes së Sala, si dhe ka thënë se mendimet e tij janë edhe me pilotin David Ibbotson.
“Jam thellësisht i pikëlluar me vdekjen e Emiliano Sala. Familja ime dhe unë i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së tij dhe shokëve të tij. Mendimet tona gjithashtu janë edhe me familjen e David Ibbotson,” shkruan Shaqiri në Instagram. /Periskopi/



