Xherdan Shaqiri: Ndoshta jo të gjithë zviceranët kanë vullnetin luftarak të një kosovari

Xherdan Shaqiri: Ndoshta jo të gjithë zviceranët kanë vullnetin luftarak të një kosovari

Në një intervistë për televizionin publik të Zvicrës (SRF), Xherdan Shaqiri flet për rritjen e tij mes dy kulturave, fillet e karrierës, prindërit, provokimet e palës serbe ndaj tij dhe familjes së tij dhe për të ardhmen si futbollist.

Shaqiri ka bërë një intervistë e cila është publikuar gjatë ditës së sotme (e premte), raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Si shënohen gola të rëndësishëm nën presion të madh?

Xherdan Shaqiri: Kjo lidhet shumë me instinktin. Shpesh vendosin milisekondat. I dua golat spektakolarë dhe kam provuar shpesh gjëra të guximshme. Por asnjëherë nuk kam hyrë në një ndeshje me mendimin për të shënuar një gol të veçantë.

A ju duk i vështirë kthimi në Zvicër?

Xherdan Shaqiri: Rikthimi te FC Basel ka qenë gjithmonë një ëndërr që e kisha në mendje. Të dilja edhe një herë para prindërve të mi në stadiumin St. Jakob-Park. Dhe, sigurisht, ta çoj përsëri FC Baselin aty ku e ka vendin.

Shpërndaje në: