Xherdan Shaqiri nis stërvitjet me Liverpoolin
Ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i ka nisur sot stërvitjet me skuadrën e tij të re, Liverpoolin, në kampin stërvitor të klubit në Shtetet e Bashkuara.
Për herë të parë që prej transferimit të tij nga Stoke City, anësori kosovar Xherdan Shaqiri ka zbritur sot në qendrën stërvitore të kampit të Liverpoolit në SHBA.
Shaqiri udhëtoi drejt SHBA-së për t’iu bashkuar skuadrës së Jurgen Kloppit në turin parasezonal.
Ai udhëtoi me vonesë për shkak i ishte dhënë pushim pasi ishte pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës në Rusi këtë verë.
Shaqiri iu bashkua Liverpoolit për rreth 15 milionë euro nga Stoke City, klubi i rënë nga Premierliga sezonin që lamë pas. /Gazeta Express/



