Xherdan Shaqiri nuk e bind trajnerin, sërish mungon në formacion

Xherdan Shaqiri nuk e bind trajnerin, sërish mungon në formacion

Liverpool sot do ta luajë një përballje të lehtë në Anfield, së paku në letër.

‘Të Kuqtë’ presin skuadrën e Cardiff, e cila sivjet është ngjitur në kampionatin elitar anglez.

Jurgen Klopp ka bërë të ditur formacionin me të cilin do ta startoj ndeshjen, por ajo që bie në sy është mungesa e Xherdan Shaqirit.

Ky i fundit në ndeshjet e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm, por duket se nuk e ka bindur ende trajnerin gjerman.

Më poshtë e gjeni formacionin e plotë./Periskopi/

Liverpool: Alisson: Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Moreno: Fabinho, Wijnaldum, Lallana: Salah, Mane, Firmino.

Rezervistët: Mignolet, Gomez, Robertson, Milner, Shaqiri, Sturridge.

Shpërndaje në: