Xherdan Shaqiri nuk ka të ndalur, shikoni magjinë e radhës
Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri, vazhdon t’i çmend tifozët e Liverpoolit.
Pas golit spektakolar ndaj Manchester Unitedit me gërshërë në një ndeshje miqësore, futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit është përkujdesur për një tjetër gol të bukur, kësaj radhe në stërvitje me Liverpoolin.
Reprezentuesi i Zvicrës shënoi gol të bukur me thembër.
Me paraqitjet e fundi Shaqiri tregon se nuk ka shkuar te Liverpul për të qëndruar në stol.



