Xherdan Shaqiri reagon pas fitores dhe golit të shënuar
Xherdan Shaqiri ka reaguar pas përformancës së jashtëzakonshme që pati në ndeshjen ndaj Newcastle.
Liverpool arriti të triumfonte 4 me 0 në shtëpi ndaj ekipit të Rafa Benitez.
Ylli zvicerian pas golit, i cili ishte i 6-ti për të, ka reaguar në rrjete sociale, ku ka postuar një foto nga ndeshja, duke e përshkruar atë si “3 pikë dhe një paraqitje e mirë e ekipit”.
Liverpooli tani kryeson si lider në Premier Ligë me 51 pikë, 6 më shumë se Tottenhami i vendit të dytë, dhe 7 më shumë se Manchester City i vendit të tretë.
Dy ndeshjet e ardhshme të ekipit të Klopp janë ndaj Arsenal dhe Manchester City në ‘Etihad’. /Periskopi



