Xherdan Shaqiri ‘sulmohet’ nga serbët (Foto)
Xherdan Shaqiri është vërshuar me komente nga tifozët serbë para ndeshjes mes Crvena Zvezdës e Liverpoolit.
Shaqa nuk është ftuar për këtë ndeshje dhe pavarësisht se nuk ka postuar ndonjë foto për këtë takim, nuk kanë munguar komentet nga më të ndryshme të serbëve.

“Mirëmëngjesi Shaqiri, Kosova është Serbi”
“Të kemi pritur, por nuk erdhe”
“Pse nuk erdhe…?”, ishin disa nga komentet në profilin e Instagramit të Shaqirit.

Përveç komenteve të shumta të tifozëve adresuar Shaqirit, kishte edhe mes tifozëve serbë e shqiptarë, që shtyheshin mes vete.

Të gjitha këto komente ishin bërë në foton e fundit të postuar nga Shaqiri ditë më parë, pas ndeshjes me Arsenalin në Premierligë.
Shaqiri do ta mbështesë fuqishëm Liverpoolin nga Anglia.
Ai nuk ka bërë ndonjë postim për këtë ndeshje, që nuk është ftuar për arsye politike, por mund të reagojë pas fitores eventuale të Redsave në Beograd.
Në ndeshjen e parë kundër ekipit serb në Anfield, Shaqiri luajti nga fillimi dhe bëri paraqitje fantastike, duke asistuar njëherë, teksa mori pjesë edhe në golat tjerë, në fitoren 5-0.



