Xhevdet Qeriqi kandidat i Vetëvendosjes për deputet (Foto)

Xhevdet Qeriqi kandidat i Vetëvendosjes për deputet (Foto)

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se Qeriqi  po bëhet gati që të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, i cili ka postuar  një fotografi me Qeriqin.

Sot gjatë ditës edhe Xhavit Drenori, ish-anëtar i PDK-së dhe kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit  e ka konfirmuar për Periskopin aderimin e tij në Vetëvendosje./Periskopi/

18579197_1502471739765437_514005965_n

Shpërndaje në: