Xhudistët kosovarë i marrin 5 medalje në Kampionatin Ballkanik
Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se xhudistët kosovarë sot kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Maqedoni.
Xhudistët kosovarë sot kanë rrëmbyer pesë medalje, 2 të arta, 1 të argjendtë, dhe 2 të bronzta, si dhe një xhudist përfundoi në vendin e pestë.
Flaka Loxha dhe Fjolla Kelmendi morën të artat, Aktina Osa ishte e argjendtë, kurse Fisnik Hyseni dhe Andi Asllani të bronztë. Arbër Kullashi përfundoi i pesti, transmeton Koha.net.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kukës:
Kosova 5 medalje në Ballkanik!
Dy të arta,një e argjendtë e dy te bronzta nga 6 garues është bilanci nga Kampionati Ballkanik në Kavadarci të Maqedonisë për të rritur që u mbajt sot!
Flaka Loxha 57 Kg e artë
Fjolla Kelmendi 52 kg e artë
Aktina Osa 52 kg e argjendtë
Fisnik Hyseni 66 kg i bronztë
Andi Asllani 90 kg i bronztë dhe
Arbër Kullashi vendi 5



