Xhuli e vendosur: 2026 do të më gjej gati për shtatzëni

Xhuli e vendosur: 2026 do të më gjej gati për shtatzëni

Ish-banorja e “BBVK1”, Juliana Nura njihet si një nga femrat më të komentuara në mediat rozë.

Ajo ka folur për Indeksonline, ku rrëfeu hapur rrugëtimin e saj me IVF dhe vështirësitë që, sipas saj, shumë gra hezitojnë t’i thonë publikisht. Ajo thotë se shpesh gratë nënvlerësohen, ndëshkohen apo paragjykohen për problemet e fertilitetit, ndërsa ajo ka zgjedhur të flasë hapur për t’u bërë zëri i tyre.

“Unë normal që jam zëri i shumë grave që nuk kanë ndoshta guxim edhe me tregu sa e vështirë është ose çfarë procedure është ose me tregu haptas se nënvlerësohen ndoshta ose ndëshkohen ose iu bëhet me gisht se s’je mjaftueshëm gru etj. Unë s’i kam këto probleme, unë them troç edhe haptazi që qindra-mijëra gra që shkojnë ne ketë procedurë që sot është shumë normale të bëjnë IVF-në, posaçërisht ditën e sotme që nuk kemi bio bukën, I kemi hormonet, kemi shumë probleme tek spermatozoidet e meshkujve, kemi problem edhe të shëndeti I meshkujve, pastaj edhe problemet tek qelizat e grave etj. Është një fluks, ka kohë që njerëzimi e ka vështirë mu shumu edhe me lanë pasardhës ose me u bo prind. Unë mendoj që kjo është gjëja më e bukur që ekziston në këtë botë. Krejt punën krejt suksesin unë mendoj që e boj për me i krenu prindërit e mi dhe gjithashtu me i krenu edhe fëmijët e mi të ardhshëm, gjithashtu edhe vetën normal”, tha ajo.

Nura shpjegoi se IVF-në e ka nisur në fillim të vitit 2025 dhe tregon se procedura nuk lidhet vetëm me shtatzëninë, por edhe me ngrirjen e vezëve për të ruajtur mundësinë e një shtatzënie të ardhshme.

“IVF e kam startu në 2025, në muajin shkurt kur e kam bërë IVF-në e parë. IVF nuk bëhet vetëm për me ngel shtatzënë por bëhet edhe për më I bë vezët gati për me i tërhek dhe me i ngri në spital dhe pastaj me I pas ato që kurdo që ti je gati me u bë nënë. Kështu që janë dy IVF, ai për me I ngri vezët dhe ai që I shkrin vezët dhe i bën gati me spermatozoidin dhe bëhet një fryt, një embrion që futet brenda tek gruja për me u rrit me të gjitha të mirat që i ka gruaja që ngel shtatzënë”.

Procesi, sipas saj, ka qenë tejet i rëndë. Juliana tregon se ka bërë tre IVF brenda vitit, në shkurt, maj dhe gusht, duke e përballur me një ngarkesë ekstreme fizike, psikike dhe financiare.

“IVF-në e parë e kam filluar në shkurt, IVF-në e dytë e kam fillu në maj dhe IVF-në e tretë e kam startu në muajin gusht dhe ka qenë një periudhë shumë e vështirë sepse nëse njerëzit nuk e dinë çka është IVF – është një “bombë atomike” për gruan ku janë krejt hormone e përziera, lodhesh fizikisht, psiqikisht, mentalisht gjithashtu edhe financiarisht, nuk është e lirë aspak dhe për mua ka qenë një periudhë 2025-ta mundem me thënë nder më të vështirat në vitet e jetës tem sepse nuk është vetëm tek IVF që e kam bërë por ka qenë biznesi, puna, fabrika, renovimi i banesës e shumë gjëra të tjera që ka afektu por IVF definitivisht ka qenë ndër më të vështirat procedura që unë e kam bërë dhe goxha e fortë jam si person kështu që une nuk ankohna për gjëra të lehta duhet me qenë shumë një gjë e vështirë për Xhulin me thënë që po ka qenë shumë e vështirë”.

Juliana zbuloi se tashmë po përgatitet për IVF-në e katërt, të cilën do ta nisë në janar, me shpresën që viti 2026 ta gjejë gati për një shtatzëni të suksesshme.

“IVF e katërt kam me startu tash në janar dhe shpresoj që vitin 2026 do të jemi gati për me i bo gati vezët dhe embrionin që është bërë prej këtyre vezëve i shëndetshëm edhe normal me bë gati veten për një shtatzëni të suksesshme”, u shpreh ajo.

Në fund, Nura dha një mesazh të fortë për të gjitha gratë që përballen me problemet e fertilitetit, duke u bërë thirrje të mos presin derisa të jetë vonë.

“Për të gjithë ato gra, femra, të martuar apo jo të martuar ua urojë që në qoftë se nuk kanë mundësi me ngel shtatzënë në mënyrë natyrale ose nuk kanë bashkëshort ose partner lë ta bëjnë IVF-në të paktën lë t’i ngrijnë vezët që mos ta humbin mundësinë e të bërit nënë në të ardhmen për një gjë që s’ka shku mendja me e bë kur ke qenë e frytshme dhe mandej kur nuk je më e frytshme nuk ke vezë me i ra pishman. Kështu që unë jam shumë e lumtur që unë shkoj me trendin e diasporës ku tek ne nuk është problem me fol për këto gjëra dhe këtë e kam mendu kur kam qenë 28-vjeçe që me i ngri vezët edhe nëse unë vendosi të dyzetave me ngel shtatzënë atëherë më i bë fëmijët pse jo edhe më herët por që iu urojë çdo gruaje e cila e ka ëndërr për t’u bërë nënë që ta bëjë IVF-në edhe pse është e vështirë por mos u ndalni sepse çdo tunel ka një dritë në fund kështu që edhe prej juve do të ketë dhe ju dua shumë të gjitha grat që po luftojnë për një IVF ose për t’u bërë nënë”, përfundoi ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: