Yaya Toure pritet si hero te klubi i ri
Katër herë futbollisti më i mirë afrikan i vitit, Yaya Toure mori pritje prej heroi në destinacionin e tij të ri
Yaya Toure kishte shprehur dëshirën të luante në një prej top-6 ekipeve të Premier Ligës, përjashto Cityn ku kishte qenë legjendë, për një transferim ku do të luante për 1 Euro në muaj, përkthen Periskopi nga Goal.com
Ai është bashkuar si transfer i lirë te skuadra e Olympiakosit, që çdo vit e fiton ligën në Greqi.
Fansat e klbit kanë qenë jashtëzakonisht të ngrohtë në pritjen që i kanë bërë ardhjes së re në Karaiskakis Stadium.
Toure kishte qenë edhe më parë në Olympiakos, ku kishte bërë 20 ndeshje e 3 gola gjatë sezonit 2005/06. /Periskopi



