Yjet e Arsenalit subjekt i shumë talljeve, në mesin e tyre edhe Xhaka (Foto)
Arsene Wenger, Mesut Ozil, Stan Kroenke dhe pjesa tjetër e stafit – janë kritikuar nga tifozët Arsenalit, për formën e keqe të skuadrës në javët e fundit.
Lajmi i mirë është se ai stil i flokëve nuk ekziston më, ndërsa lajmi i keq është se stili i ri është akoma më bizar.
Ky është stili i ri i flokëve të Bellerin (FC Arsenal)
Spanjolli ka vendosur që t’i lidhë flokët bishtaleca, para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës FA kundër Manchester Cityt që zhvillohet të dielën në Wembley.
Dhe shakatë vazhdojnë – ndoshta ky ndryshim do të ndikojë që Topçinjtë ta përfundojnë sezonin në mënyrë të suksesshme duke fituar trofe (FA Cup) dhe duke zënë vendin e katërt në tabelë.
Shakatë nuk kanë munguar edhe për futbollistët tjerë, ku janë përfshirë edhe Granit Xhaka dhe Alexis Sanchez, për të cilët është thënë se kanë stil të njëjtë flokësh.







