Yjet që kanë sëmundje të pashërueshme

Yjet që kanë sëmundje të pashërueshme

Gjithmonë i shohim të buzëqeshur dhe të rregulluar në qilimin e kuq, prandaj shpesh harrojmë se edhe ata janë njerëz të thjeshtë, të cilët nuk janë imun ndaj sëmundjeve. Mirëpo, edhe pse jetojnë me sëmundje, ata janë të suksesshëm dhe të lumtur, prandaj për këtë arsye paraqesin një inspirim të vërtetë.

Aktorit, Michael J.Fox, në vitin 1991 i është diagnostikuar sëmundja e Parkinsonit, kur ishte vetëm 30-vjeçar, edhe  pse vetëm 7 vite më vonë ai e ka bërë të ditur publikisht këtë. Shumica e njerëzve preken nga kjo sëmundje pas moshës 50-vjeçe, por aktori ishte goditur shumë herët, por prapë nuk e ka ndalur, pasi ai vazhdon të tregohet aktiv në jetën publike.

Kush do të thoshte se Kim Kardashian me lëkurën e saj të përkryer, në të vërtetë vuan nga psoriaza. Por ylli televiziv me sukses e fsheh këtë, por kohë pas kohe ka të kruara dhe reagime në lëkurë, të cilat janë karakteristike për këtë sëmundje. Biondja e famshme Pamela Anderson, më 2002 e ka pranuar se vuan nga  Hepatiti C, të cilin e kishte marrë nga ish-bashkëshorti Tommy Lee, me të cilin kishte ndarë bashkë gjilpërën për tatuazh. Hepatitis C është sëmundje e pashërueshme virusale, e cila shpesh nuk jep kurrfarë simptomash, por mund të dëmtojë mëlçinë. /ZERI

Shpërndaje në: