Yjet ua nxijnë jetën asistentëve
Ata bëjnë kërkesa të pazakonta dhe këtë më së miri e kanë përjetuar në lëkurën e tyre asistentët. Kërkesat ndaj asistentëve të tyre, në disa raste janë vërtetë bizare dhe mes tjerash përfshijnë detyrimin që çdo herë të kontrollonin ngrohtësinë e gjalpit para se shefi i tyre të fillonte të hajë, të xhirojnë lindjet e grave të shefave të tyre, të prisnin për punëtorët që do të vijnë për ta rregulluar televizorin, të organizojnë shkuarjen vajzës së shefit të tyre në kamp veror dhe të pastrojnë kafazet e kafshëve të tyre, etj. Kërkesa më e pazakontë ishte që një asistent të bisedonte me macet e një ylli dhe t’i tregojë se si reaguan macet.
Në vazhdim do t’i paraqesim disa yje dhe kërkesat e tyre ndaj asistentëve. Asistenti i Lady Gaga-s, Jennifer O’Nil e ka paditur në Gjykatë atë për mospagesën e punës jashtë orarit dhe zbuloi shumë gjëra që ne nuk dinim rreth këngëtares. Ish-asistenti ka dëshmuar se ai ishte me Gaga-n 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Kjo do të thotë gjithashtu edhe fjetja në të njëjtin shtrat me yllin e çuditshëm, sepse Gaga nuk ishte në gjendje të flejë vetëm.
Ish-asistentja e Naomi Campbell-it, Rebecca Wight, tregoi se modelja e famshme ka pasur kërkesa shumë specifike ashtu që punonjësit në një hotel duhej t’i dinin kërkesat paraprakisht, para se ajo të shkonte atje. Në apartamentin në të cilin do të shkonte Naomi për të kaluar natën, duhej të ishin të ndezur 25 qirinj me aromë të zambakëve të vendosur në vende të veçanta. Gjithmonë duhej të ishin pesë qirinj në banjo, dhjetë në dhomën e gjumit dhe dhjetë në dhomën e ndenjës, tha Rebecca. Shërbëtori besnik i Frank Sinatra-s, George Jacobs, në kujtimet e tij, “My life with Frank Sinatra”, zbulon se çdo ditë i duhej t’ia mbulonte pjesët e kokës me anë të sprejit, në pjesët e kokës ku shefi i tij nuk kishte flokë./ZERI



