Ylberi u shfaq për 9 orë në këtë shtet (Video)

Ylberi u shfaq për 9 orë në këtë shtet (Video)

Një ylber është shfaqur në qiellin e Taipei, Tajvan dhe ka mahnitur të gjithë banorët për nëntë orë. Thuhet se ky është ylberi më i gjatë në botë, i cili ishte i dukshëm nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 4 të pasdites.

Eksperti që ka pohuar këtë gjë tha se rekordi i mëparshëm botëror ka qenë gjashtë orë në Sheffield të Anglisë.

Ai shtoi se zgjatja e ylberit ndodhi për shkak të monsonit (erë mbizotëruese sezonale në Azinë Jugore dhe Juglinodre që fryn në mes të majit e shtatorit duke sjellë shi) që ndikon në Tajvanin verior.

Fenomeni spektakolar u vu re nga profesori Kun-Hsun Chou, punonjës në departamentin e shkencave atmosferike.

Fillimisht ai vuri re ylberin që u shfaq në qiell për 6 orë më 27 nëntor, por pas tre ditësh u mrekulluan nga pamja tjetër që zgjati tre orë më shumë.

Chou shpjegoi se u shfaqën katër ylberë, ku drita u reflektua nga shiu në qiell. “Përvec shirave kryesorë që vihen re me lehtësi, dy tjerët njihen si ylberë mbinjerëzorë që anë më pak të dukshëm për shkak të dallimin në madhësinë e pikave të shiut,”  tregoi ai për Dailymail.

https://youtu.be/IPNQfEmDvNA

Shpërndaje në: