Ylli i Arsenalit provon aktrimin, ja çfarë roli luan (Foto/Video)
Alexis Sanchez ka qenë pjesë e një reklame interesante për të promovuar Kombëtaren e tij të Kilit para pjesëmarrjes në Kupën e Konfederatave.
Sanchez aty u paraqit si një i moshuar, i cili rrëfen tek një fëmijë historinë e suksesit të tij me Kilin në vitin 2015 në Copa America.
Kiliani shpërndau videon në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Periskopi.


https://www.instagram.com/p/BU-rNqWlphb/
Në video Sanchez i moshuar, pyetet nga një fëmijë për një projekt në shkollë dhe pastaj ai vazhdon t’ia tregoj historinë e suksesit të gjeneratës së artë të Kilit në futboll, e cila fitoi Kupën e Konfederatave.
Sanchez shënoi 24 gola në Premier Ligë, ku ai dhe skuadra e tij Arsenal përfunduan sezonin në vendin e pestë. /Periskopi



