Ylli i Arsenalit tregon pse refuzoi Manchester Unitedin
Sipas tij, arsye për këtë vendim të tij ishte përcaktimi për të punuar me trajnerin e londinezëve, Arsene Wenger.
“Unë shkova atje për të parë objektet dhe shkova për të parë Arsene Wengerin”, deklaroi Ramsey.
“Ai u përpoq shumë për të më marrë mua në klub. Si një 17-vjeçar, fluturimi me një avion privat për në hotelin ku qëndronte ai në Zvicër gjatë Euro 2008 ishte surreal, por mendoj se e kam marrë vendimin e duhur”. /Periskopi.com



