Ylli belg ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin

Ylli belg ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin

Thibaut Courtois pritet që të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit në javën e ardhshme

Thibaut Courtois ka shprehur dëshirën kohë më parë që të rikthehet në Madrid dhe të luajë për Realin, shkruan Periskopi.

Familja e portierit belg jeton në Madrid dhe ai dëshiron që të rikthehet në kryeqytetin spanjoll që të jetë afër tyre.

Sipas ‘Het Laatste Nieuës’, medium belg, Courtois ka arritur marrëveshje personale me Realin, ku pritet që të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon.

Tani Real Madridi pritet që të dërgojë ofertën zyrtare në drejtim të Chelseat për të përfunduar ky transferim. /Periskopi/

Shpërndaje në: