Ylli brazilian: Milan të lutem më blej përsëri!
Alexandre Pato e mirëpret një rikthim te ish-klubi i tij Milan
Alexandre Pato ka shënuar 63 gola dhe ka fituar një Scudetto në gjashtë sezonet e tij që i ka kaluar te Milan, ndërsa tani luan në Kinë me skuadrën Tianjin Quanjian e cila udhëheqet nga Fabio Canavaro, transmeton Periskopi.
“Ta shoh Milanin në këtë gjendje është e mërzitshme, por ata duhet të kenë durim,” ka thënë 28-vjeçari për ‘Gazzetta dello Sport’.
“Milani ka ndryshuar shumë dhe për t’u rikthyer përsëri duhet shumë punë, kjo nuk ndodhë brenda një nate.
“A do të rikthehesha përsëri? Ata kanë pronar kinez dhe unë e dua futbollin italian. Unë jam i dashuruar me klubin e Milanit dhe qytetin, kështu që nuk do t’i thosha jo,”. /Periskopi/




