Ylli i Chelseat dëshiron të transferohet te Real Madrid
Portieri i talentuar, Thibaut Courtois dëshiron të transferohet te Real Madrid, shkruan Cadena Cope.
Belgu më herët ka qenë pjesë e Atletico Madridit, ndërsa ‘Los Blancos’ e shohin atë si zgjidhjen e duhur për portën e tyre.
Gjithsesi, kalimi i portierit në Santiago Bernabeu do t’i kushtonte shumë gjigandit madrilen. /Periskopi.com



