Ylli i Anglisë përfshihet në një skandal seksual
Ylli i Anglisë Dele Alli ka thërritur avokatët e tij pasi është përfshirë në një skandal seksual. Një video që thuhet të jetë e tija po qarkullon online.
Ylli i Tottenham thuhet të shfaqet në videon 12 sekonda ku duket një femër, që nuk është e dashura e tij, duke i bërë seks oral.

Personi në video shfaqet në video duke bërë gjestin tipik të lojtarit me dorë, që është kthyer në një ‘hit’ në mediat sociale.
As Alli apo Tottenham nuk kanë komentuar mbi videon.

Nuk dihet se kur apo sa kohë më parë është regjistruar klipi.
Caroline McAteer, drejtoresha e Sports PR Company, është shprehur për Daily Star: “Avokatët tanë po merren me këtë çështje – nuk ka asnjë provë që vërteton se ai është klienti im.”

Ylli i ri thuhet të jetë duke dalë me modelen e Dolce & Gabbana Ruby Mae.
Në fushën e lojës Alli ka vuajtur këtë sezon, duke shënuar vetëm pesë gola në Premier League.



