Ylli i Barcelonës mund të dënohet deri në 12 vite burg
Sipas ligjit në Turqi për këto akuza, Turan mund të shkoj në burg për 12 vite e gjysmë për incidentin e krijuar, përcjell Periskopi.
Turan, futbollist i Barcelonës i huazuar tek Basaksehir, ka qenë i përfshirë në një konfrontim fizik me këngëtarin turk, teksa më pas atij i janë gjetur edhe armë pa leje nga policia.
Mesfushori ofanziv është paraqitur në polici para katër ditësh pasi theu hundën e këngëtarit në fjalë në një klub nate në Stamboll.

Turan është gjithashtu duke u akuzuar se ka shkuar në spital, ku Berkay ishte duke u trajtuar, ndërsa me vete kishte edhe një armë.
Pas intervistimit, Turan është liruar nga policia, derisa arma e tij është konfiskuar.
Në rast të dënimit të tij me burg, edhe Federata e Futbollit të Turqisë do ta pezullonte atë përgjithmonë./Periskopi/



