Ylli i Barçës e dëshiron në ‘Camp Nou’ vëllain e tij (Foto)
Rafinha dëshiron që vëllai i tij, Thiago Alcantara të rikthehet te Barcelona
Thiago Alcantara në këtë afat kalimtar është përfolur që mund të rikthehet te Barcelona, por është Bayern Munich që refuzon ta shesë mesufushorin e talentuar, transmeton Periskopi.
Rafinha, vëllai i Thiagos dëshiron që ai të rikthehet në ‘Camp Nou’.
? | Rafinha: “I would like to see Thiago at Barcelona again. I think he would fit in perfectly in this team.” pic.twitter.com/H5FwDOD0og
— ᴏᴘɪɴɪóɴ ʙᴀʀᴄᴇʟᴏɴɪsᴛᴀ (@FCBOpinionista) July 31, 2018
“Dua të shikoj Thiagon duke luajtur për Barcelonën prapë”, ka thënë Rafinha për El Mundo Deportivo.
“Ai do përshtatej në mënyrë të përsosur me stilin tonë të lojës”.
“E ardhmja ime? Sinqerisht nuk e di, ka shumë për t’u folur, por nuk jam duke menduar për atë, njerëzit tjerë merren më këtë punë”.
“Dua të luaj futboll, kudo qoftë, këtu apo diku tjetër,”.
Kujtojmë që Rafinha sezonin që shkoi ishte i huazuar tek Interi. /Periskopi/



