Ylli i Barçës pas ndeshjes me Romën: Largohem këtë verë (Foto)
Andres Iniesta pritet të largohet nga Barcelona këtë verë
Barcelona dje përjetoi një natë të tmerrshme pasi u mposht nga Roma me rezultat 3:0, derisa pas ndeshjes Iniesta ka bërë të ditur që mund të largohet gjatë verës, shkruan Periskopi.
Mesfushori spanjoll vitin e kaluar nënshkroi një kontratë të përjetshme me Barcelonën, por kur u pyet dje pas eliminimit nga Roma se a ishte ndeshja e fundit në Champions League për të ai u përgjigjë: “Është e mundur”.
Iniesta ka oferta nga Kina si dhe nga kampionati amerikan MLS, derisa ka bërë mbi 650 paraqitje me Barçën që nga debutimi i tij në vitin 2002. /Periskopi/




