Ylli i Chelseat e pranon: Zemrën e kam në Madrid

Ylli i Chelseat e pranon: Zemrën e kam në Madrid

Thibaut Courtois mund të largohet këtë verë nga Chelsea dhe të rikthehet në Madrid pasi atij po i mungon familja

Thibaut Courtois shumë herë është lidhur me një kalim te Real Madridi, ndërsa në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Atletico Madridit, shkruan Periskopi.

“Situata ime është e lidhur me Madridin,” ka thënë portieri belg.

“Dy fëmijet e mi jetojnë atje me nënën e tyre, unë flas me vajzën time çdo ditë dhe ajo më thotë që i mungoj shumë.

“Djali im është i vogël për të komunikuar me të, secilën herë që më jepet mundësia unë udhëtoj në Spanjë, dhe kjo situatatë nuk është gjithmonë e lehtë. Po, zemra ime është në Madrid,” përfundoi Courtois. /Periskopi/
Thibaut Courtois

Shpërndaje në: