Ylli i Chelseat planifikon largimin
Cesc Fabregas po punon për plan të paparashikuar për të gjetur një klub të ri në rast se Chelsea vendos të mos i ofrojë atij rinovimin përpara se skadimi i kontratës të përfundojë në fund të sezonit.
Maurizio Sarri dhe Chelsea ende nuk i kanë dhënë garanci mesfushorit spanjoll për të ardhmen e tij, duke bërë që përfaqësuesit e Fabregasit të eksplorojnë mundësitë potenciale për një ekip të ri.
Nënshkrimi me Mateo Kovacic dhe Jorginho, si dhe rritja e minutave në lojë për Ross Barkley, paraqesin një sfidë të re këtë sezon për Fabregasin, i cili po provon një pozitë të re nën Sarri, shkruan Periskopi.
Ai tani është duke vepruar si opsion rezervë për Jorginhon, një lojtarë i shpejt, specialist në pasimet me një prekje. Italiani i është bashkuar ‘Bluve’ nga Napoli në të njëjtën kohë me menaxherin.
Fabregas mbetet i gatshëm të luftojë për një vend në Chelsea, por nuk dihet nëse do ta mbajë pagën e tij si lojtari i dytë më i paguar i klubit, pas Eden Hazard.

Chelsea ka një politikë për lojtarët mbi 30 vjeç, që do të thotë se Fabregas dhe lojtarëve të tjerë do t’u ofrohet vetëm marrëveshje njëvjeçare nëse ato rinovojnë kontratat e tyre.
31-vjeçari u bashkua me Chelsean në 2014 nga Barcelona.
Chelsea ka rinovuar me Pedron, i cili po ashtu ishte në vitin e fundit, por ka të njëjtin problem edhe me Gary Cahill, David Luiz, Olivier Giroud dhe Willy Caballero, të cilëve iu përfundon kontrata me 30 qershor 2019./Periskopi/



