Ylli i Chelseat që po kërkohet nga Barça dhe Reali i humbet pasaporta, nuk kthehet në Londër deri në vikend (Foto)

Ylli i Chelseat që po kërkohet nga Barça dhe Reali i humbet pasaporta, nuk kthehet në Londër deri në vikend (Foto)

Anësori brazilian ende nuk iu është bashkuar skuadrës së Chelseas.

Willian i cili gjatë kësaj jave është dashur të rikthehet në stërvitje nga pushimi, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Super Kupën e Anglisë, ka mbetur ende në Brazil.

29-vjeçari është lajmëruar nga Brazili, duke thënë se i ka humbur pasaporta dhe deri në vikend nuk ka gjasa që të aterojë në Londër.

Willian po kërkohet nga Barcelona dhe Reali dhe me sa duket nuk e do më kthimin te Blutë e Londrës.

Lojtari iu bashkua Chelseas në vitin 2013. Ai në pesë sezone zhvilloi afro 200 paraqitje dhe shënoi 35 gola.

Shpërndaje në: