Ylli i Juventusit paralajmëron largimin e menjëhershëm nga skuadra në rast se vjen Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo pritet që nga sezoni i ardhshëm të jetë pjesë e Juventusit me Gonzalo Higuainin i cili ka paralajmëruar largimin në rast se portugezi vjen në ‘Juventus Stadium’
Tema kryesore në futboll ditëve të fundit është transferimi i Ronaldos te ‘Zonja e Vjetër’, me mediat spanjolle dhe italiane që raportojnë se 33-vjeçari do të prezantohet më 7 korrik te Juve, shkruan Periskopi.
Gonzalo Higuain nuk dëshiron që pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ të vjen te Juventusi, pasi i njejti e kishte larguar atë nga Real Madridi vite më parë.
Kujtojmë që Ronaldo kishte preferuar Benzeman para Higuainit dhe kështu argjentinasi u shit nga ‘Los Blancos’ në vitin 2013. /Periskopi/




