Ylli i Kardashianëve bëhet gati për palestër (Foto)
Ylli i Keeping Up Ëith The Kardashian po formulon një plan se si të humbasë kilogramët e shtatzënisë në një mënyrë të shëndetshme.
Dy muaj pas lindjes së vajzës True Thompson, ajo ka vendosur të ndajë disa nga këshillat e saj pikërisht përpara sezonit të verës.
“Ndihem kaq mirë që jam rikthyer në palestër me trajnerin tim. Jam shumë e motivuar të kthehem përsëri tek trupi im dhe ndihem e fortë çdo ditë e më shumë. Trajneri im Joe do të më ndihmojë të përgatisim për ju strategji të reja për të humbur në peshë dhe për të mbajtur trupin në formë”, shkruan Kardashian në Instagram.



