Ylli i Kosovës krahas Mullerit, Robbenit e Reusit
Kjo javë ishte e jashtëzakonshme për yllin e Kosovës, Milot Rashicën, shkruan Periskopi – i cili është veç 21 vjeçar dhe ka arritur të ndikojë në pikën që e mori ekipi i tij Werder Bremen në fundjavë.
Rashica u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe rezultoi zëvendësim i qëlluar sepse asistoi në golin e vetëm që shënoi skuadra e tij.

Milot Rashica kaloi nga ekipi holandez Vitesse në ekipin elitar dhe shumë të njohur gjerman Werder Bremen për afro 10 milionë euro. Paraprakisht, në Vitesse ai kishte kaluar nga ekipi i Vushtrrisë që në atë kohë drejtohej me sukses nga Ismet Munishi.
Vlera aktuale në treg e Rashicës është 7 milionë, por ajo mund të rritet me kalimin e kohës – nëse paraqitjet e tilla prej tij vazhdojnë. /Periskopi



