Ylli i Përfaqësueses së Kosovës kërkon që të bëjë duet me Ermal Fejzullahun (Video)

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës kërkon që të bëjë duet me Ermal Fejzullahun (Video)

Valon Berisha ka postuar një video në Instagram me këngën e Ermal Fejzullahut dhe Ledrit “Fshatarja ime”, transmeton Periskopi.

Ylli kosovar po kalon sezon fantastik me Salzburgun ku ka arritur në gjysmëfinale te Europa League.

Kohën e lirë Valoni e kalon duke u shëtitur dhe dëgjuar muzikë.

Së fundi ai në Instagram ka publikuar një video duke kënduar “Fshatarja ime” të Ermal Fejzullahut dhe Ledrit me një mbishkrim interesant:

“Hajde Ermal ni duet kysmet” thuhet në postimin e Berishës.

Kujtojmë që gjiganti anglez Liverpool po kërkon shërbimet e mesfushorit kosovar./Periskopi/

Shpërndaje në: