Ylli i Përfaqësueses së Kosovës martohet me modelen gjermane

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës martohet me modelen gjermane

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, dhe Hannoverit, Florent Muslija i ka dhënë fund beqarisë. 

22 vjeçari i lindur në Achern të Gjermanisë, ka kurorëzuar lidhjen disa vjeçare me modelen gjermane, Sojka.

Lajmin e ka konfirmuar lojtari përmes llogarisë personale në rrjete sociale.Në bazë të fotografive, Muslija shihet se do të bëhet baba së shpejti.

“Dashuria e jetës sime, sapo i martuar” – ka shkruar ai në Instagram.

Shpërndaje në: