Ylli i pornos goditet nga disku i hokejit në gjoks
Ylli i pornos Mia Khalifa do t’i nënshtrohet operacionit pasi një goditje nga një disk hokeji i “shfryu” gjoksin.
25-vjeçarja po shihte një ndeshje të Stanley Cup kur disku, me peshë 170 gramë, e goditi teksa vinte me shpejtësi rreth 130 km/orë, duke i çarë implantin e gjoksit të majtë. Khalifa tha për Daily Star Online: Kapa gjoksin e s’po e lëshoja, sepse kisha frikë se gjithë vendi do të mbulohej nga gjaku. Tani ka bërë të ditur se do të bëjë operacion në fillim të vitit tjetër për të riparuar gjoksin.
Aktorja me origjinë libaneze tregoi incidentin. “Isha ulur pas xhamit gjatë ndeshjes dhe disku erdhi sipër xhamit, duke më kapur pa mendje, nuk e kisha idenë fare. Disku është vërtet i rëndë, gomë e fortë, dhe ecën me rreth 130 km në orë. Gjoksin e majtë e kam pakëz të shfryrë dhe do ta rregulloj vitin tjetër”. Ajo e mori me vete diskun që e goditi, duke thënë se është suveniri më i mirë që mund të marrë një tifoz hokeji, “një disk i përdorur në lojë që ndeshjes vjen e të godet”.
Ajo postoi një foto në Instagram për të informuar 9 milionë ndjekësit e saj. “U godita në gjoks me një disk gjatë ndeshjes dhe jam 80% e sigurt që më ka çarë implantin. Por lajmi i mirë është që mora me vete një disk të përdorur në play-off në Capitals Stanley. Ia vlen”, shkroi Khalifa.
Dikur performuesja numër një e websitit për të rritur PornHub tani është bashkë-drejtuese për programin sportiv SportsBall.




