Ylli i Premier Ligës zgjedh mes Messit dhe Ronaldos
Ish mesfushori i Arsenalit dhe i Manchester Cityt, Samir Nasri, e ka shprehur mendimin e tij për çështjen më të përfolur të futbollit modern: cili është më i miri, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?
Mesfushori francez u transferua te West Ham, ku u ribashkua me trajnerin Manuel Pellegrini, përcjell Periskopi.
Nasri filloi ndeshjen e tij të parë me ‘Hammers’ kundër ish-skuadrës Arsenal. Ai asistoi në golin e vetëm të ndeshjes.

Në intervistën e fundit, dy herë kampioni i Anglisë u pyet për shumë gjëra, ku nuk mungoi ajo se cili është më i mirë, Leo Messi apo Cristiano Ronaldo.
Pa kurrëfarë hezitimi, Nasri u përgjigj: “Lionel Messi, vetëm për shkak mendoj se ai është dhuratë nga Zoti’.
“Cristiano Ronaldo është më shumë një djalë profesional dhe i zellshëm”.
“Ronaldo është shembulli që ndjek”, deklaroi ai. /Periskopi



