Ylli i Prishtinës: Ndeshje jetike ndaj Vllaznisë, duam ta rikthejmë titullin në kryeqytet (Foto)
Liridon Fetahaj shprehet optimist për takimin e nesërm që Prishtina do ta zhvillojë ndaj Vllaznisë së Pozhernit në kuadër të Vala Superligës
Liridon Fetahaj erdhi me shumë bujë te Prishtina edicionin e kaluar nga Lira, derisa beson se titulli i kampionit do të rikthehet në kryeqytet, transmeton Periskopi.
“Gjëja kryesore për ne si ekip është se ne bazohemi vetëm tek ndeshjet tona që i kemi përpara nesh. Nuk preferojmë as nuk kemi preferuar të shohim skuadrat tjera se çfarë bëjnë,” ka thënë Liridon Fetahaj për faqen e Prishtinës.

“Është ky mentalitet si i shtabit teknik, po ashtu edhe i neve futbollistëve. Pra, si me Vllazninë, që për ne është ndeshje jetike, si edhe pesë përballjet tjera, premtojmë që do të angazhohemi gjithsecili maksimalisht dhe posaçërisht personalisht, sepse deri më tash kam zhgënjyer me golat e munguar e që kam pritur më shumë nga vetja duke besuar se do të jem më produktiv.
“Por, shpresojë shumë që angazhimi dhe mundi do të na shpërblehet si në ndeshjen e nesërme si në fund të kampionatit ku besojmë shumë se do të rikthejmë titullin e munguar të kampionit në kryeqendër”. /Periskopi/



