Ylli i Realit shënoi tregolësh, Messi ‘iku’ nga stadiumi (Video)

Ylli i Realit shënoi tregolësh, Messi ‘iku’ nga stadiumi (Video)

Spanja e poshtëroi Argjentinën duke e mposhtur me rezultat 6:1 në ‘Wanda Metropolitana’ ndërsa Messi nuk pati zemër që ta përcillte këtë takim deri në fund

Lionel Messi u ngop me atë se çfarë pa deri në minutën e 77-të dhe kur Isco shënoi golin e tretë në këtë takim, ai ‘iku’ nga stadiuimi, transmeton Periskopi.

Ylli i Barcelonës po e shikonte ndeshjen me Manuel Lanzinin, derisa nuk ishte aspak i lumtur në tribuna dhe 13 minuta para se të përfundonte takimi ai u kap nga kamerat duke u larguar nga stadiumi.

Kujtojmë që ‘Pleshti’ nuk luajti për Argjentinën në dy miqësoret e muajit mars shkaku i një lëndimi muskular. /Periskopi/

Shpërndaje në: