Ylli i Realit: Unë nuk mund të luaja për Barcelonën, nuk e kam ADN-në e tyre
Casemiro iu është përgjigjur Xavit, i cili kishte thënë Real Madridi nuk mund të luajë futboll të bukur me mesfushorin brazilian
Casemiro është lojtar shumë i rëndësishëm në mesfushën e Realit, ndërsa ka luajtur në katër finale të Champions League, transmeton Periskopi.
“Ai (Xavi) mund të thotë çfarë të dojë, por unë kam qenë pjesë e Real Madridit që katër vjetë dhe kam luajtur në katër finale të Champions League,” ka thënë Casemiro.

“Unë nuk mund të nënshkruaja për Barcelonën, unë nuk kam ADN-në e tyre të futbollit, unë nuk mund të luaj futboll ashtu siç dëshiron Xavi. Jam me Madridin deri në vdekje,”. /Periskopi/




