Ylli i Sllovakisë tregon se çfarë i tha Oblaku për Kosovën para përballjes së të enjtes
Mbrojtësi i Sllovakisë, David Hancko, u shpall të hënën futbollisti më i mirë i Sllovakisë për vitin 2025, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë në kombëtare.
28-vjeçari, i cili luan për Atletico Madridin prej verës së kaluar, ka një karrierë të spikatur edhe te Feyenoord, dhe tashmë numëron 57 paraqitje dhe shtatë gola për Sllovakinë.
Megjithatë, Hancko e konsideron më të rëndësishëm suksesin e ekipit se sa çmimet personale. Ai ka pranuar se do ta ndërronte këtë trofe për një vend në Kupën e Botës:
“E çmoj shumë trofeun, por do ta ndërroja atë me vend të Sllovakisë në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Hancko.
“Përzgjedhësi Francesco Calzona na kujton që Kosova ka skuadër më të vlefshme se ne, në kuptimin e vlerës në treg. Kosova ishte në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, kurse përfundoi e dyta”.
“Kemi folur shumë për këtë me bashkëlojtarin tim në klub, sllovenin Jan Oblak. Përfundimisht nuk do të jetë kundërshtar i lehtë dhe kemi ndeshje të vështirë përpara”, vazhdoi ai.
“Besoj se do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me ndihmën e tifozëve tanë të shkëlqyer, do t’ia dalim”, përfundoi 28-vjeçari.



