Ylli i UFC-së: Më shumë fitoj para në Instagram se duke luftuar në kafaz
Paige VanZat e ka zgjedhur sportin luftarak si profesion të jetës dhe për ta fituar bukën e gojës, por kafazi nuk është vendi ku ajo fiton më së shumti.
VanZat, e cila është yll në MMA, është rrëfyer sesi fiton më shumë para nga rrjetet sociale se nga luftimet në kafaz.
Ajo e ka pranuar se fiton më shumë vetëm nga postimi i një fotografie në Instagram se nga lufta në UFC.
“Fitoj shumë më shumë para duke u ulur në shtëpi dhe duke pozuar për Instagram sesa duke luftuar në kafaz”, ka thënë VanZat për ESPN. 












