Ylli i Unitedit lëndohet rëndë në ndeshjen Angli – Spanjë
Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit, Luke Shaw, është bartur me barelë jashtë fushës në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes mes Anglisë dhe Spanjës, pas një përplasjeje të frikshme me Dani Carvajalin.
Në minutën e 47-të të takimit, mbrojtësi i majtë po vraponte mbrapa për ta ndjekur një top të gjatë të Sergio Ramosit, kur u përplas në Carvajalin, transmeton Express.
Si pasojë, ai u rrëzua dhe e zuri kokën keq.
Shaw mbeti i shtrirë për disa minuta dhe u mjekua nga stafi mjekësor para se të bartej jashtë fushës me barelë.
Dani Rose zuri vendin e tij në fushë.



