Ylli i Unitedit zbulon mesazhin briliant që ia dërgoi Mourinho gjatë pushimeve të verës

Ylli i Unitedit zbulon mesazhin briliant që ia dërgoi Mourinho gjatë pushimeve të verës

Luke Shaw do ta ketë edhe një mundësi që të tregojë vlerat e tij te Manchester United

Marrëdheniet mes Mourinhos dhe Shaw nuk ishin aq të mira me portugezin që edicionin e kaluar kishte raste edhe kur e kritikonte hapur lojtarin.

Manchester United v RSC Anderlecht - UEFA Europa League Quarter Final: Second Leg

Por, ‘Special One’ ka vendosur që ta mbajë ish-mbrojtësin e Southamptonit dhe madje pritet që edhe të ketë minutazhë në edicionin e ri.

Gjatë pushimeve që Shaë po kalonte me të dashurën e tij në Dubai, trajneri portugez ia dërgoi atij një mesazh majft inkurajues, transmeton Periskopi.

“E di se çfarë mund të bësh – ti mund të bëhesh me miri, por ju duhet vetëm që të përmirësoheni në disa gjëra,” i ka thënë Mourinho mbrojtësit anglez.

23-vjeçari pas këtij mesazhi të Mourinhos ka thënë që do të punojë më shumë se kurrë për t’ia dëshmuar trajnerit që e meriton të luajë për Manchester Unitedin.

“Kam folur me të[Mourinhon] dhe ishte shumë pozitive. Më bën që të kem edhe më shumë vetëbesim për sezonin e ri dhe kjo është arsyeja pse unë po punojë më shumë, dua t’ia dëshmoj atij që unë e meritoj të jem këtu,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: