Ylli i Italisë mungon ndaj Shqipërisë?
Shtylla e mbrojtjes së Italisë, Leonardo Bonucci është përfshirë nga një gjendje gripale, e cila e ka detyruar që të mos marrë pjesë në stërvitjen e sotme me Italinë.
Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, teksa sipas tyre ai do të bëjë gjithçka për të qenë i gatshëm për sfidën ndaj Shqipërisë, raporton Albeu.
Nëse nuk ia del Bonucci, Italia ka përgatitur dhe zëvendësuesin e tij, i cili do të jetë Daniele De Rossi. Mbrojtësi i Romës ka luajtur shpesh herë te verdhekuqtë në pozicionin e qendërmbrojtësit.



