Ylli i Juventusit deshi të pensionohej për shkak se e kishte djalin e sëmurë
Sëmundja e djalit të tij, Matteo, e ka shqetësuar aq shumë sa që ka menduar të tërhiqet nga futbolli.
“Pas operacionit filloi pritja e shenjave të përmirësimit”, deklaroi Bonucci për të përditshmen italiane “La Repubblica”, përcjell “lajmi.net”.
“Gjatë asaj kohe më ka shkuar mendja e pensionimit nga futbolli. Obligimi për të menduar për punë ishte i pamundur. Nuk ia dilja”, u shpreh ai.
Fatmirësisht, Matteo u rikuperua dhe Bonucci vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesorë të Juventusit.



