Ylli i Kombëtares Shqiptare: Do t’i shënoj gol Italisë

Ylli i Kombëtares Shqiptare: Do t’i shënoj gol Italisë

Sulmuesi i kombëtares sonë pritet të jetë në formë optimale për sfidën ndaj Italisë që do të zhvillohet më 26 mars në Palermo. Ai beson se do të jetë protagonist.

“Sfida me Italinë është një ndeshje shumë e vështirë, një kundërshtar shumë i fortë, por ne e kemi treguar veten edhe ndaj kundërshtarëve të tillë. Ne do të shkojmë atje dhe do të bëjmë lojën tonë për të marrë maksimalen.

Personalisht jam 100% i karikuar dhe e kam me shumë dëshirë këtë takim, duke pasur parasysh se humbja edhe 3 ndeshje për arsye dëmtimi. Do të jap më të mirën për të ndihmuar ekipin, pse jo, t’i shënoj edhe Italisë”, ka thënë ai në intervistën për “konica.al”.

Shpërndaje në: